Në këtë artikull, jua sjellim metodat më të mira e më të sigurta që t'i pastroni shpejt veshët tuaj nga dylli i tepërt
1. PËRZIERJA ME KRIPË
Përbërësit: - 1 lugë e vogël me kripë, - Gjysmë filxhani me ujë të ngrohtë, - 1 copë pambuku. Udhëzimet: - Treteni kripën në ujë. - Zhyteni pambukun në lëng dhe përdoreni atë për t'i qitur disa pika në veshin tuaj. - Mbajeni kokën anash për 3-5 minuta për ta mbajtur ujin brenda. - Tani, e ktheni kokën në anën tjetër dhe e lini që të dalë jashtë. - Pastrojeni pjesën e jashtme të veshit me një leckë të pastër për ta eliminuar tepricën e dyllit.
2. VAJI I ULLIRIT
Përbërësit: - 3 pika vaj të ngrohtë të ullirit, - 1 pikatore. Udhëzimet: - Ngroheni pak vaj të ullirit dhe i aplikoni 2-3 pika në veshin e prekur. - Pritni për dhjetë minuta deri kur të zbutet dylli. - Tani e ktheni kokën anash dhe lëreni vajin dhe dyllin që të dalin jashtë.
3. VAJI I BAJAMEVE
Përbërësit: - 5 pika vaji të bajameve, - 1 pikatore. Udhëzimet: - Mbusheni pikatoren me vaj të bajameve dhe ngroheni. - I qitni 4-5 pika në veshin e bllokuar. - Mbajeni kokën anash për ta mbajtur vajin brenda veshit. - Pritni për 10-15 minuta që të zbutet dylli. - Tani, e qitni një faculetë mbi vesh dhe kthejeni kokën në anën tjetër për ta lënë atë që të dalë jashtë. - Pastrojeni tepricën me leckë të butë.
4. PEROKSIDI I HIDROGJENIT
Përbërësit: - 1 lugë të sheqerit me peroksid të hidrogjenit 3 %, - 1 lugë të sheqerit me ujë, - 1 pikatore. Udhëzimet: - I përzini pjesët e barabarta të peroksidit të hidrogjenit dhe ujit. - Mbusheni pikatoren me përzierje dhe ai aplikoni 5 pika në veshin e prekur. - Lëreni që të veprojë për 10 minuta me kokën anash, e më pas e ktheni kokën në anën tjetër për ta lënë përzierjen që të dalë jashtë. - Tepricën e dyllit nga veshi i jashtëm e pastroni me një leckë të pastër.
Përbërësit: - 5 pika vaj për foshnja, - 1 pikatore, - 1 copë pambuku.
Udhëzimet: - E qitni vajin në pikatore dhe i qitni 2-5 pika në veshin e prekur. - E qitni pambukun në vesh për ta parandaluar rrjedhjen e vajit. - Lëreni që të veprojë për 5 minuta dhe pastaj e ktheni kokën në anën tjetër për ta lënë vajin që të dalë jashtë. - Pastrojeni veshin e jashtëm me një leckë të butë.
Zgjidheni cilëndo metodë për të cilën mendoni se do të funksionojë më së miri dhe përdoreni për ta eliminuar tepricën e dyllit para se t'i bllokojë veshtë tuaj. Mos përdorni mjete të mprehta ose shtupa me pambuk për t'i pastruar veshtë, pasi mund t'i dëmtojnë ata dhe të shkaktojnë infeksion.