Nuk njeh limit kur sheh para, njihuni me shenjën e horoskopit që shpenzon më shumë

Life style

Nuk njeh limit kur sheh para, njihuni me shenjën e horoskopit që shpenzon më shumë

Më: 8 mars 2022 Në ora: 09:24
Foto ilustrim

Sa herë që dëgjoni parashikimin e yjeve, i kushtoni rëndësi çdo detaji si shëndetit, dashurisë, punës, miqësisë dhe parave. Dhe duke u ndalur tek paratë, jo gjithmonë gjërat shkojnë ashtu siç e prisni, ka momente që ju buzëqesh planeti i financave, ashtu siç ka edhe çaste kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç duhet. E thënë më ndryshe ka shenja të cilat dinë të menaxhojnë paratë dhe të tjera që duan t’i prishin me patjetër.

Por, kryesimin e shenjave që shpenzojnë më shumë e mban Akrepi.

Akrepi gjendet nën mbrojten e Plutonit dhe Marsit, kështu që mos prisni të jetë dorështrënguar. E dashuron paranë dhe i pëlqen të investojë,si dhe të dalë fitimtar. Nëse dikush që i përket kësaj shenje bën plane për të shpenzuar, nuk mendohet dy herë, por vetëm prish dhe nuk di të kurshehet për asgjë dhe askënd.

I pëlqen ta përkëdhelë veten dhe të mos e privojë nga asnjë dëshirë e kënaqësi. Femrat e shenjës së Akrepit harxhojnë shumë për bizhuteri dhe veshje, kurse meshkujt Akrep harxhojnë më shumë për udhëtime dhe pajisje elektronike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat