Disa arsye pse ai u zhduk papritur pas seksit

Life style

Disa arsye pse ai u zhduk papritur pas seksit

Më: 13 mars 2022 Në ora: 15:09
Foto ilustrim

Kishe disa javë që prisje për ta takuar 'fiksimin', përpara se të kalonit një natë së bashku. Ishe kureshtare dhe e emocionuar. Mbrëmja ishte me pasion dhe epsh...

Por, pasi fjetët bashkë për herë të parë, ai u largua. Ndoshta ai nuk po të kthente më mesazhet në kohë… ose nuk u shfaq më fare.

Çfarë ndodh? Pse meshkujt (edhe vajzat) humbasin interesin pas seksit? Çfarë 'ke bërë gabim'?

-Disa largohen sepse janë të papjekur.

Nëse zhduken pas seksit duhet ta merrni si mesazh pozitiv dhe lajm të mirë. Keni shpëtuar nga dikush me të cilin s'do të donit të dilnit për shumë gjatë. Ata s'janë mjaftueshëm të pjekur dhe zgjedhin mënyrën më të shëmtuar dhe fëmijënore për t'u larguar. Thjesht duhet t'i kujtoni vetes që s'jeni ju problemi apo vlerat e tua si partnere.

-Ndihen të pasigurtë 

Edhe pse nuk ka asnjë justifikim për zhdukjen pa arsye, njeriu me të cilin keni fjetur ndoshta s'ishte i sigurt për çfarë vinte më pas. Eshtë e thjeshtë të mendosh që njeriu me të cilin po del e ka të qartë se çfarë po bën ndërsa del, por s'është gjithmonë ky rasti. Njerëzit kanë pasigurira dhe kur ndjejnë këtë, largohen. Gjithsesi, kjo s'i justifikon pasi zgjedhja e duhur është komunikimi. Në rast se nuk e bëjnë, ju kanë kursyer kohë.

-Jeni në 'rrugë' komplet të ndryshme

Ai s'ka qëllim krijimin e një lidhjeje. Nëse e keni diskutuar paraprakisht këtë, është shumë ok. Nëse jo dhe ata zhduken krejt nga hiçi mund të të ketë dhënë mesazhin tjetër. Gjuha juaj e komunikimit s'ngjante në asnjë pikë dhe për më tepër s'kërkonin asgjë veç seksit. 

-Duke u zhdukur, ndihen të justifikuar

Ndonjëherë, duke u larguar në atë mënyrë, njerëzit ndihen më të "qetë" për sjelljen e tyre dhe e justifikojnë kështu. Ata mund të keni prioritete të tjera, marrëdhënie apo plane të tjera dhe i bën të mendojnë se kanë të drejtë që thjesht të zhduken. Asgjë s'i justifikon as në këtë rast, pasi nuk janë të ndërgjegjshëm për dëmin që mund t'i kenë bërë personit tjetër. Sidoqoftë, kujtojini vetes që nuk meritojnë asnjë çast më shumë nga koha juaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat