Ja pse thuajse askush nuk është vetëm ekstrovert ose vetëm introvert!

Life style

Ja pse thuajse askush nuk është vetëm ekstrovert ose vetëm introvert!

Më: 15 mars 2022 Në ora: 13:57
Foto ilustrim

Ne shpesh i etiketojmë njerëzit bazuar në një tipar ose në një tjetër. Ana është një ekstroverte, Ina është një introverte. Pjetri është një narcisist.

Sado të dobishme që janë këto etiketime, ato shpesh shtrembërojnë realitetin. Përdorimi i tyre supozon se njerëzit ndahen në grupe të veçanta në tipare, por nuk është kaq e thjeshtë.

Në vend të këtij kategorizimi, pothuajse çdo tipar që i diferencon njerëzit nga njëri-tjetri është një vazhdimësi, që do të thotë se njerëzit mund të kenë çdo nivel të këtij tipari, nga shumë i ulët deri te shumë i lartë.

Për më tepër, shumica e tipareve kanë shpërndarje në vlerës mesatare te njerëzit dhe ekstremet janë të rralla. Për shembull, shumica e njerëzve nuk janë as të ulët dhe as të lartë në nivelin e të qenit ekstrovert, por kanë thjesht një nivel mesatar të tipareve.

Etiketimet kanë vlerë praktike - por vetëm kaq

Ndonjëherë është e dobishme të grupohen njerëzit në mënyrë arbitrare. Për shembull, kjo mund të bëhet kur u jepni njerëzve komente për rezultatet e testit të tyre të personalitetit. Ose, mund të ndihmojë për të shpjeguar gjetjet shkencore si “probabiliteti që personaliteti juaj të ndryshojë gjatë viteve të ardhshme”.

Këto janë të gjitha grupime të përshtatshme që nuk thonë asgjë të vërtetë për natyrën. Po kështu, nuk ka asnjë arsye për të menduar se natyra ka krijuar introvertë apo ekstravertë. Në vend të kësaj, njerëzit mund të kenë të gjitha nivelet e tipareve.

Nëse vërtet kemi nevojë të përdorim etiketime, ne mund t'i quajmë shumicën e njerëzve ambivertë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat