Si ta kuptosh që është i duhuri? Nuk e kupton dot asnjëherë, sado vite të kesh kaluar në këtë lidhje, por ama qysh në fillim të saj, mund të kuptosh disa veprime të tij, me apo pa dashje, të cilat të tregojnë se është ose jo ai që ëndërroje. Ji e vëmendshme!
Mos rri me atë që ka frikë nga dashuria.
Mos rri me atë që i thërret vazhdimisht së kaluarës dhe ish-eve të tij të çmendura.
Mos rri me atë që mendon se femrat janë të pazonjat.
Mos rri me atë që akoma nuk ka njohur vetveten.
Mos rri me atë që ka ende pasiguri në vetvete dhe nuk e di çfarë do nga lidhja.
Mos rri me atë që pretendon se ka rënë në dashuri, por gjatë rrugës ndryshon mendje.
Mos rri me atë që do të jetë shok i mirë dhe pastaj do të shkojë.
Mos rri me atë që do të shpenzojë kohë duke humbur edhe kohën tënde.
Mos rri me atë që i vendos interesat e veta para teje.
Mos rri me atë që flirton me çdo vajzë të bukur në mediat sociale.
Mos rri me atë që argëtohet me lojëra të ndryshme, por të manipulon dhe të kontrollon.
Mos rri me atë që të trajton si një opsion të mundshëm.
Mos rri me atë që nuk e di se sa speciale je dhe që nuk të vlerëson për atë që je.
Po cili është djali me të cilin duhet të dalësh?
Dil me atë që kujdeset për ty, të dashuron dhe përpiqet të ndërtojë një marrëdhënie të shkëlqyer.
Dil me atë që ka frikë të të humbë, sepse nuk ka takuar asnjëherë më parë një njeri si ty.
Dil me atë që nuk të bën 100 pyetje për të mësuar apo kuptuar situatën, ai ka besim tek ty.
Dil me atë që të bën të mendosh se aparenca nuk është e rëndësishme para një shpirti të bukur.
Dil me atë që të bën të kuptosh se duhet të vlerësosh më shumë veten, sepse kështu do të të duan të gjithë më shumë.
Dil me atë që të pranon siç je dhe jo që të tregon se si duhet të jesh.
Dil me atë që nuk rri dot pa ty dhe ta thotë këtë gjatë gjithë ditës.