Një 47 vjeçar ka treguar problemet në jetën seksuale me gruan e tij.
Ai tha se gruaja e tij e ka humbur interesin për marrëdhënie seksuale, ku tash e 3 vite nuk kanë kontakte fizike.
Në këtë rast, ai ka vendosur të flirtoj me shoqen e gruas së tij, derisa ajo i kërkoi edhe takim për seks.
I ndodhur në këtë situatë, 47 vjeçari vendosi të kërkoi këshilla nga psikologia e “The Sun”, përcjell “Bota sot”.
Rrëfimi i plotë
Unë e dua gruan time, por kam provuar gjithçka që ajo të më dojë përsëri dhe asgjë nuk funksionon.
Unë jam 47 dhe ajo 41. Ne jemi bashkë për 20 vite dhe kemi dy fëmijë, të cilët janë të rritur dhe jetojnë larg.
Ne kishim një jetë të mirë seksuale deri rreth tre vjet më parë, kur ajo humbi totalisht interesin.
Ajo filloi të thoshte se ishte shumë e lodhur, shumë e stresuar ose kishte shumë gjëra për të menduar.
Ajo më shumë preferonte të riorganizonte ekspozitat e dyqaneve të saj të veshjeve sesa të kthehej herët në shtëpi.
U përpoqa t'ia bëja jetën më të lehtë duke gatuar dhe larë, dhe duke i shërbyer një gotë verë kur hynte brenda.
E çova në restorante dhe rezervova fundjavat larg.
Nuk kishte asnjë ndryshim. Sido që të jetë, ajo dukej e mërzitur nga përpjekjet e mia dhe më pak e interesuar për intimitetin.
Ajo ka hequr dorë totalisht nga një marrëdhënie fizike.
Duke qenë se ajo punon kaq shumë, unë shpesh përfundoj duke folur me shoqen e saj, e cila është 48 vjeç.
Ajo më telefonojë kur gruaja ime është e zënë ose jashtë, dhe ne bisedojmë.
Madje i tregova asaj për mungesën e intimitetit tonë, sepse mendova se mund të kishte disa ide ose mund të fliste me gruan time.
Kjo shoqe është e divorcuar dhe kur filloi të flirtonte me mua mendova se po e imagjinoja.
Por fundjavën e kaluar, kur të gjithë dolëm për darkë, nuk kishte asnjë gabim në qëllimet e saj.
Ajo luajti me mua nën tavolinë dhe madje më vuri dorën në gju.
Mbrëmë, ajo më dërgoi një mesazh dhe më pyeti nëse kisha dëshirë të takoheshim, vetëm ne të dy. E di që ajo do të thotë takim për seks.
Jam shumë i tunduar të them "po", por jam i vetëdijshëm që ndoshta gjithçka do të përfundojë me lot. Çfarë duhet të bëj?
Përgjigja e psikologes: Ju keni të drejtë: të kesh një lidhje me shoqen më të mirë të gruas sate me siguri do të përfundonte në katastrofë.
Do të shkatërronte martesën tuaj, do të shkatërronte marrëdhënien e gruas tuaj me shoqen e saj më të mirë dhe do ta linte atë të ndihej dyfish e tradhtuar.
E vërteta është, ju nuk e dëshironi vërtet shoqen e saj. Ajo që dëshironi është një jetë seksuale me gruan tuaj, të cilën e doni.
Prandaj, ju lutemi merrni atë në një moment të qetë - jo në shtrat - dhe tregojini asaj se sa shumë po ju ndikon kjo.
Sugjeroj që të keni këshillim dhe terapi seksuale së bashku për të përmirësuar këtë situatë.