Shumë shpesh është thënë se vajzat janë më të prira për të shprehur xhelozinë, por duhet vënë në dukje dhe fakti se kjo nuk do të thotë që djemtë nuk e kanë problem. Ata thjesht dinë ta fshehin mirë.
Po çfarë i shqetëson më shumë ata bazuar në studimet që qarkullojnë?
Miq djemtë
Sado që ata pretendojnë se nuk e kanë problem, shumica e djemve thjesht nuk e pëlqejnë kur partneret e tyre shoqërohen shumë me miqtë çuna. Nuk është se nuk u besojnë grave, por nuk u besojnë djemve, ose të paktën kështu thonë.
Ish-partnerët
Sidomos nëse partneri ka diçka të këndshme për të thënë për të. Edhe pse i dashuri aktual zakonisht nuk ka arsye të shqetësohet për ish-in, xhelozia është thjesht më e fortë se ai.
Vëmendja në rrjetet sociale
Gocat marrin më tepër pëlqime dhe komente në një foto sesa djemtë. Ndaj shumica e partnerëve shqetësohen nga vëmendja që merr partnerja në rrjetet sociale.