Gabimi më i madh që bëjnë vajzat dembele para gjumit

Life style

Gabimi më i madh që bëjnë vajzat dembele para gjumit

Më: 21 mars 2022 Në ora: 07:35
Ilustrim

Nuk është turp për ta pranuar. Të gjithave na ka ndodhur të flemë pa a hequr grimin. Pa marrë parasysh se sa e bezdisshme është pjesa që bën pis jastëkun apo çarçafët, për lëkurën është një dëm edhe më i madh. Kjo nuk është gjë e re. Sipas dermatologëve, një ndër shkaqet kryesore që çojnë në plakje të shpejtë të lëkurës është edhe fjetja e grimuar.

Ajo që bëjnë vajzat dembele është një gabim i madh dhe shumë serioz i rutinës që bie mbi lëkurë: "Sa më shumë të flesh pa e hequr grimin, aq më të mëdha do të jenë dëmet e lëkurës", thotë dermatologia Jeannette Graf, MD, asistent profesore e dermatologjisë në Mount Sinai Medical Center, NY: "Lëkura, ashtu si çdo pjesë tjetër e trupit, gjatë natës, ka një funksion të madh – të ripërtërijë vetveten. Nëse është e bllokuar nga make up-i, atëherë e humbet këtë funksion dhe i shkakton dëme lëkurës. Është e vërtetë që në ndonjë rast, të gjithë bien në këtë gabim, por gjithmonë mbani parasysh se dëmet më të mëdha në elasticitet, shkëlqim apo rigjenerim i shkakton grimi”,- thotë ajo.

Ndaj këshillat kryesore të dermatologes janë:

Asnjë natë mos flini pa pastruar make up-in.

Edhe në rastet kur nuk mund ta bësh këtë, përdor një letër të lagur.

Vendos kremin hidratant të natës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat