Grimi është një pjesë shumë e rëndësishme e të qenurit personazh publik.
Vajzat e njohura të ekranit duhet të jenë të kuruara në daljet e tyre publike dhe duhet të duken bukur në varësi të eventit ku janë pjesë. Megjithatë jo çdo moment i ditës së tyre ka si kusht të qenurit e grimuar.
Shpesh vajzat e showbiz-it botëror publikojnë foto në gjendjen më natyrale të mundshme.

Jo rrallë herë fotot e tyre kanë hapur diskutime në rrjet, por në përgjithësi janë vlerësuar pozitivisht. Edhe pse make up-i zë një vend të rëndësishëm në pamjen e një vajze, duhet mësuar gjithashtu se mund të ngjash shumë bukur edhe natyrale pa pikën e pudrës.
Ca vajza të televizionit dhe ekranit të madh na kanë treguar veten pa filtra, pa grim, me vetëbesim për të nxjerrë anën më natyrale. Me fotot e tyre mbase ju mbushet mendja edhe juve të hiqni dorë nga grimi.
