Këto shenja të horoskopit i urrejnë kritikat

Life style

Këto shenja të horoskopit i urrejnë kritikat

Më: 28 mars 2022 Në ora: 16:40
Foto ilustrim

Dashi

Impulsiviteti është pjesë e cilësive të personave të kësaj shenje. Nuk i pranojnë gabimet që bëjnë, dhe nëse dikush u thotë diçka për sjelljet apo veprimet e tyre, reagojnë shumë keq. Mundet edhe t’i japin fund miqësisëme atë person. Janë shumë gjaknxehtë dhe nervozë, ndaj mendojnë se çdo kritikë është njëmënyrë për tëofenduar personalitetin e tyre. Ata mendojnë gjithashtu se të tjerët mund të jenë edhe xhelozë për ta, ndaj edhe i kritikojnë.

Binjakët

Janë shumë të komunikueshëm, dinë si të hyjnë  e të dalin nga çdo bisedë, por problemi është se një gjë tëtillë e bëjnë kur kanë njëfarë interesi për situatën, apo kur kanë nevojë për diçka. Janë njerëz që duket sikur i pranojnëkritikat, por më vonë nisin një bisedë ku vënë në dukje gabimet apo të metat e personit tjetër, duke treguar se janë ata në gabim. Marrin shumë kritika dhe komente negative, sepse shpesh i braktisin gjërat në mes, ose presin që dikush t’i ndihmojë për t’i çuar në fund. 

Shigjetari

Kur marrin pjesë në një diskutim, duan që ta thonë ata fjalën e fundit, edhe kur mendojnë se janë nëgabim. Thjesht nuk janë në gjendje të pranojnë defektet e tyre. Shumë gjaknxehtë, flasin shpesh pa i menduar pasojat e fjalëve të tyre. Rrallë kërkojnë falje dhe nëse dikush i kritikon për diçka, reagojnëshumë keq. Durimi është njëcilësi që të nevojitet, nëse do të kesh pranë një person të shenjës sëShigjetarit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat