Ja si të pastroni një rende dhe t’ia ktheni shkëlqimin

Life style

Ja si të pastroni një rende dhe t’ia ktheni shkëlqimin

Më: 28 mars 2022 Në ora: 21:34
Foto ilustrim

Në më pak se dy minuta do të duket si e re.

Pastrimi i rendes është i vështirë për shumë amvisa. Procesi i pastrimit të rendes mund të jetë i ndërlikuar, shpesh i dhimbshëm.

Djathi apo çdo ushqim tjetër nuk mund të hiqet lehtë nga rendja dhe pothuajse gjithmonë vërehet të paktën një mbetje e vogël ushqimi.

Problemi i zakonshëm i kësaj ene kuzhine është gjithashtu se e humbet shkëlqimin shumë shpejt dhe detergjenti për larjen e enëve, në këtë rast, nuk ndihmon.

Për fat të mirë, ka një zgjidhje për të dy problemet, dhe zgjidhja është në kuzhinën dhe banjën tuaj. Po, e lexuat mirë. Kur bashkohen furça e dhëmbëve, limoni dhe kripa, mbetjet e ushqimit nuk kanë asnjë shans.

Kur të keni mbaruar përdorimin e rendes, me furçë dhëmbësh pastroni rendet. Më pas, gjysmën e limonit zhyteni në kripë dhe fërkoni rendet, më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat