Ngjyrat më të mira për banjën tuaj: Nëse keni dyshime, zgjidhni një nga këto tri sosh

Life style

Ngjyrat më të mira për banjën tuaj: Nëse keni dyshime, zgjidhni një nga këto tri sosh

Më: 3 prill 2022 Në ora: 08:31
Foto ilustrim

Nuk ka ngjyra të mira ose të këqija feng shui për banjën

Është e rëndësishme të merrni parasysh se cilat ngjyra ju pëlqejnë dhe cilat janë lidhjet tuaja me ngjyra të caktuara.

Kushtojini vëmendje nëse simbolika e ndonjërës prej këtyre ngjyrave ndikon edhe te ju.

E bardha

Si rekomandim i përgjithshëm për ngjyrën më të mirë të banjës, feng shui “thotë” se është e bardha. Ndonëse mund të mos jetë ngjyra më e mirë për të gjithë, ajo përshtatet mirë në shumë raste. E bardha përfaqëson qartësinë dhe pastërtinë, dhe një nga qëllimet e një banjo moderne është pastrimi i trupit, shkruan The Spruce.

E kaltra

Nëse ju pëlqen e kaltra, do të ishte një ngjyrë e shkëlqyeshme për t’u përdorur në një hapësirë që ka shumë elemente uji, siç është banja. E kaltra gjithashtu mund të nxisë më shumë pushim dhe këndellje, kështu që shtimi i ngjyrës së kaltër në banjën tuaj mund t’i mbështesë ato energji.

E gjelbra

E gjelbra e mbyllët është më qetësuese dhe më shëruese, ndërsa e gjelbra e çelët është më aktive. Gjelbërimi i thellë pyjor është qetësues dhe paqësor. Kushtojini vëmendje asaj se cilat nuanca të gjelbërimit ju tërheqin dhe ndiqni ato.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat