Si të mësosh përmendësh një fjalim, në vetëm pak orë

Life style

Si të mësosh përmendësh një fjalim, në vetëm pak orë

Më: 3 prill 2022 Në ora: 14:45
Foto ilustrim

Të flasësh para një turme mund të jetë e frikshme. Glossophofia – frika nga të folurit në publik – është një nga fobitë më të zakonshme.

Në qendër të të folurit në publik është vetë fjalimi dhe ta mësosh përmendësh nuk është aq e thjeshtë. Ron White, një ekspert i memories, shpjegon procesin e thjeshtë me pesë hapa për të memorizuar fjalimet. Ai ka mbi 25 vjet që jep fjalime, kështu që teknika e tij është bindëse.

1. Krijoni një skicë

Asnjëherë mos u përpiqni që ta mësoni fjalimin përmendësh fjalë për fjalë, sepse mund të tingëllojë i çuditshëm. Nëse dëshironi që fjalimi të tingëllojë natyrshëm dhe të rrjedhë, duhet që të krijoni një skicë referuese.

"Unë zakonisht shkruaj fraza të shkurtra ose një fjalë të vetme për të më kujtuar se për çfarë dua të flas," shpjegoi ai. Për shembull, nëse ai dëshiron të mbajë një fjalim për rritjen e fitimeve, shkruan idetë kryesore:

1. Rritja e fitimit
2. Menaxhimi i kohës
3. Komunikimi
4. Edukimi dhe rritja e vazhdueshme
5. Qëllimet etj.

2. Krijoni imazhe mendore për secilën pikë kryesore

Mendja i kujton më mirë fotografitë sesa fjalët. Për këtë arsye, White sugjeron që të përdorni imazhe për secilën çështje.

1. Rritja e fitimit – kartëmonedha, dollarë, euro, lekë etj
2. Menaxhimi i kohës – ora 
3. Komunikimi – një telefon
4. Edukimi dhe rritja e vazhdueshme – një bimë që rritet
5. Qëllimet – një fushë ku bëhen gola, një emoji që tregon arritje

3. Pallati i Mendjes

Për të memorizuar çdo gjë, ju duhet një vend për të ruajtur të dhënat. "Teknika më e mirë për këtë është Pallati i Mendjes," shpjegoi White. Kjo teknikë ka ekzistuar për të paktën 2500 vjet, është shkruar në librat "Sherlock Holmes" dhe është përdorur nga Shekspiri në Teatrin Globe. "Është vendi ku ju vizualizoni çfarë dëshironi të kujtoni në mobiljet në shtëpinë tuaj," shpjegoi ai.

White thotë se do t'ju duhen rreth 20 minuta për të ndërtuar një Pallat Mendjeje - domethënë, për të zgjedhur pjesë të mobiljeve në shtëpi ose në zyrë dhe për t’i numëruar artikujt me radhë.

4. Vizualizoni

Pas kësaj, caktojini këtyre artikujve një nga pikat kryesore të fjalimit tuaj. Përfshini sa më shumë aroma, shije, tinguj, ndjenja etj. “Sa më shumë veprim dhe emocion, aq më mirë,” thotë White.

Për shembull, nëse “rritja e fitimit” lidhet me divanin, mendojeni divanin si një vend të mbushur me para, si një vend ku ndjeni zhurmën e kartëmonedhave kur uleni atje.

5. Rishikoni dhe praktikohuni

Nisni fjalimin të paktën një herë thjesht nga sa kujtoni për të parë nëse imazhet funksionojnë.

Shtojcë: Qetësohuni dhe pini ujë

Të qenit të hidratuar ju ndihmon të mësoni përmendësh më shpejt. Truri ynë është në gjendje të ruajë informacionin më mirë kur jemi të qetë dhe të hidratuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat