Fundet me pala, kombinimet më të parezistueshme të pranverës

Life style

Fundet me pala, kombinimet më të parezistueshme të pranverës

Më: 10 prill 2022 Në ora: 19:42
Ilustrim

Një nga tendencat që do të dominojë gjatë stinës së ngrohtë është rikthyer dhe ju, me siguri, duhet ta keni një të tillë në gardërobë.

Mes të gjitha stileve e modeleve, fundet me pala janë “shpëtimi” i ditëve të ngrohta të pranverës, por edhe më tej, i ditëve verore.

Të gjithë emrat më në zë të botës së modës në botë, nuk kanë harruar që në koleksionet e tyre të reja të prezantojnë fundet me pala – tashmë me gjatësi dhe dizajne të larmishme.

Nëse deri tani kishte një tendencë të lehtë fundi i shkurtër me pala, që të kujtonte fundin e preferuar të tenisit, këtë pranverë-verë pranohen gjatësi të ndryshme, deri në kyçin e këmbës.

Megjithatë, nuk ka rregulla. Funde me printe, të thjeshtë, shumëngjyrëshe, njëngjyrëshe, të kombinuar me thurje ose të kombinuar me një crop top - sa kohë që është me pala, atëherë gjithçka tek ju do t’ju sigurojë stil unik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat