Prej shekujsh, erëzat njihen si afrodiziakë dhe e kanë merituar këtë kapitull. Të gjithë e dimë se piperi i zi dhe i kuq është një stimulant i shkëlqyer dhe është në gjendje të fuqizojë virilitetin mashkullor. Tek romakët e lashtë këshillohej piperi për ata që ishin të dobët seksualisht. Por ka të tjera lloje pak të nënvlerësuara, që kanë efekte mrekullibërëse krejtësisht natyrale.
Për kuzhinierët më të shpejtë e që nuk kanë dëshirë të angazhohen mbi furnela, një pasta e mirë me hudhra, vaj ulliri dhe speca djegës mund të ishte një zgjidhje ideale. Pikantja rezervon gjithnjë surpriza të bukura.
Për një qarkullim të mirë të gjakut dhe performanca të shkëlqyera, sythat e vegjël të karafilit të shtrydhur në vaj dhurojnë gëzime të papritura, ashtu si edhe shafrani i zakonshëm për t’u shijuar në rizoto alla milanese.
Shafrani mbahet si me aftësi ngacmuese mbi zonat erogjene, ndërsa senapi ngacmon veprimin e gjëndrave seksuale. Vanilja, falë efektit euforik mbi sistemin nervor qendror dhe aromës joshëse, mund të veprojë tërthorazi edhe si stimulues seksual.
Arrëmyshku dhe majdanozi nuk janë më pak të rëndësishëm. Të njohur që prej lashtësisë, favorizojnë dëshirën e çiftit dhe dhurojnë performanca akrobatike nën çarçafë.
Nëse doni të qëndroni të rinj dhe terrorizoheni kur vini re në pasqyrë rrudhat e para, xhenxhefili dhe rigoni i zakonshëm, përveçse janë afrodiziakë të shkëlqyer, janë edhe eliksirë efikasë të jetës së gjatë. Xhenxhefili, shpesh përdoret në pije që ndezin shqisat.
Në fund, dy erëza për dy sekset: duket se arrëmyshku është shumë i efektshëm tek burrat, ndërsa majdanozi ka efekt eksitues tek gratë.
Mbaj mend dietën që ushqen trupin, mendjen dhe dëshirat seksuale:
Mëngjesi 1
Luleshtrydhe me sheqer pluhur
Lëng i freskët portokalli
Omletë
Qumësht
Dreka 1
Supë me luleshtrydhe
Djathë me drithëra
Sallatë me shparguj
Dardha të freskëta
Darka 1
Supë me fruta deti
Sallatë jeshile
Bukë e thekur
Komposto dardhe