Demi njihet për kokëfortësi, por ka shumë veçori të tjera që tregojnë se një vajzë e kësaj shenje mund të jetë partnerja më e mirë. Më poshtë do t’ju njohim me katër arsyet pse një
Dem do t’iu dojë si askush tjetër.
1. Vajzat Dem janë besnike
Ato do t’ju qëndrojnë pranë në momentet tuaja të vështira e nuk do të bëjnë asgjë për t’ju lënduar qëllimisht.
2. Duan t’ju ndihmojnë të rriteni
Kur një vajzë/grua Dem është e dashuruar me ju, bën gjithçka që mundet për t’ju ndihmuar të rriteni.
3. Duan marrëdhënie kuptimplota
Kjo është gjëja më e rëndësishme për to. Ato janë në kërkim të marrëdhënieve të thella, romantike e jetëgjatë.
4. Një grua Dem është kokëfortë dhe do të luftojë për ju
Demi është kokëfortë sepse ajo është e apasionuar për gjithçka që ndjen dhe beson në jetë.