Për mirë ose për keq, vjehrra është pjesë e jetës suaj. Por nëse jeni përpjekur që gjatë gjithë kohës të ndërtoni marrëdhënie të mira me të dhe përsëri nuk ia keni dalë, mbase nuk është faji i vjehrrës por i shenjës së saj të horoskopit.
Sipas astreologëve vjehrrat që ju përkasin këtyre shenjave të zodiakut janë më të vështirat. Më "e frikshmja" është ajo që i përket gaforres.
Peshqit
Vjehrrat e lindura në këtë shenjë janë shumë të lidhura me djemtë e tyre, prandaj presin që t’i shërbeni atij si sulltan. Nëse i duket se nuk po merr vëmendjen e duhur, do të hidhërohet me ju. Nëse e keni inat, do të pendoheni më shpejt se sa mendoni.
Akrepi
Një ditë do t’ju hidhërojë edhe nëse nuk e keni lënduar apo ofenduar në asnjë mënyrë. Personat që i përkasin kësaj shenje pëlqejnë të kenë kontrollin mbi gjithçka dhe fakti që djali i tyre tani ka një person tjetër, të cilit i kushton kohë është shumë e vështirë për to.
Gaforrja
Pas Gaforres, fshihet vjehrra më e”frikshme” në Horoskop. Mos e fajësoni sepse nuk ka shaka me të. Edhe pse nuk ju pëlqen, do të detyroheni të luani sipas rregullave të saj. Megjithatë, sapo të fitoni besimin e saj, nuk do të keni më kurrë probleme.