"Dildo elektrike rozë, mat forcën e perineumit me një video-lojë. Por ndërsa kjo mënyrë franceze mund të tingëllojë pak qesharake, në fakt është mjaft serioze."
Hera e parë që dëgjova për ushtrimet e Kegelit ishte nga një episod i "Sex and the City" që pashë në fund të adoleshencës. U largova me përshtypjen se përfitimi i tyre i vetëm ishte shtrëngimi i vaginës. Dhe arsyetova, se kjo u sjell dobi vetëm meshkujve.
Por rezultoi, se e kisha gabim.
Rëndësinë e shëndetit të perineumit, e kuptova pasi linda fëmijën e parë. Pas 28 orësh lindje intensive, qafa e mitrës ime nuk zgjerohej. Lindja ime e planifikuar në shtëpi u bë një makth, pasi u dërgova me urgjencë në spitalin e Kanës në jug të Francës, ku jetoj. Isha në shtratin e lindjes, e rrethuar nga një ekip të të panjohurish ‘të maskuar’ dhe krah tyre edhe bashkëshorti im, James.
Pa kërkuar pëlqimin tim, mamia bëri një epiziotomi - një prerje në zonën midis hapjes vaginale dhe anusit – në mënyrë që fëmija të lindte, për t'i bërë vend foshnjës. Më thanë të shtyja fort. Me kokën dhe shpatullat e djalit tim jashtë trupit tim, fillova të dridhem nga një krizë e shkaktuar nga eklampsia. Presioni i gjakut m'u ngrit në qiell ndërsa rrahjet e zemrës, ranë. Pas ndërhyrjes mjekësore, të nesërmen në mëngjes u zgjova gjallë, por e traumatizuar, informon dritare.net.
Pas tetë ditësh në ICU, më dërguan në shtëpi me djalin tim.
Nuk doja kurrë të kthehesha në atë spital, por në kontrollin tim gjashtë-javor pas lindjes, nuk kisha zgjidhje tjetër.
Në zyrën e vogël të mjekut, hoqa xhinset dhe të brendshmet dhe vendosa këmbët e mia në shtyllat në të dyja anët e tavolinës së ekzaminimit. 12 qepjet e epiziotomisë ishin shëruar, megjithatë një dhimbje dhe turp i rrënjosur thellë mbeti tek unë për një kohë të gjatë.
Ndërsa mbaruam ekzaminimin, mora një recetë për 10 seanca riedukimi të perineumit të paguara nga shteti. Nuk e kisha idenë se çfarë përfshinin, por nuk më interesonte. Nuk doja që ajo apo ndonjë mjek apo mami tjetër të më prekte përsëri. Jashtë spitalit, kërkova për një kosh plehrash për ta hedhur recetën.
Shpejt kuptova se çfarë mund të ndodhë kur këto muskuj nuk forcohen sërish. Fillova të urinoj në pantallona.
Papritur e gjeta veten duke parë në stendën e higjienës femërore për pelena për të rritur, në moshën 27-vjeçare.
E zënë ngushtë t'u them miqve të mi francezë, telefonova miqtë e mi në Amerikën e Veriut dhe për habinë time, të gjithë kishin vuajtur nga shëndeti i dobët i perineumit pas lindjes. Ne treguam historitë e sëmundjeve tona me mesazhe, duke dërguar emoji për të qeshur, pasi secila ishte më e keqe se tjetra.
Një shoqe tregoi se në katër javë pas lindjes ajo ishte goditur me dhimbje ekstreme dhe ndjenja sikur të brendshmet i dilnin jashtë. Një mjek i tha asaj se kishte një prolaps të mitrës. Kjo ndodh kur muskujt e legenit bëhen shumë të dobët për të siguruar mbështetje të mjaftueshme për mitrën, dhe ajo rrëshqet poshtë në vaginë ose del jashtë. Asaj iu tha se kjo është një dukuri mjaft e zakonshme për gratë pasi kanë lindur. Ne pushuam së qeshuri me historitë, pas kësaj.
Nënat e reja duhet të mësohen me gjithçka, nga ushqyerja me gji, rikuperimi vaginal dhe privimi i gjumit. Por kushte të tjera të panumërta duke përfshirë seksin e dhimbshëm, prolapsin e mitrës, kapsllëkun dhe mosmbajtjen e urinës mund të parandalohen me terapi fizike.
Me sa më shumë nëna që flisja, aq më shumë zbuloja se Franca është një nga vendet e pakta që e merr seriozisht shëndetin e perineumit. Këtu, riedukimi paguhet nga qeveria që nga viti 1985. Në vende të tjera, përfshirë Amerikën dhe Kanadanë, gratë po vuajnë në këtë drejtim, shkruan dritare.net.
Kur linda djalin tim të dytë më pak se dy vjet pas të parit, mjeku më dha të njëjtën recetë për 10 seanca riedukimi falas të perineumit, dhe këtë herë e mbajta fort.
Pas gjashtë javësh shërimi, mamia tha se isha gati të filloja. Ajo përdori atë që quhet edukim manual, ku futi dy gishta në vaginën timë, për të ndjerë çdo muskul brenda. Ajo shpjegoi se gratë kanë nëntë muskuj që ngjiten në perineum dhe se ato dobësohen pas lindjes.
Ajo më bëri të imagjinoja vulvën time si një lule, me çdo petal që përfaqësonte një muskul të ndryshëm, më pas më stërviti teksa mbaja dhe kontraktoja secilin. Ishte e çuditshme në fillim, por pas vetëm disa seancash, fizikisht mund të ndjeja një ndryshim të madh.
Tani që sapo kam lindur tre muaj më parë fëmijën tim të tretë, jam kthyer në periudhën e riedukimit, por këtë herë po përdor teknologjinë.
Kisha dëgjuar mamate francezë që shkëmbenin histori në zyrën e mjekut për një pajisje riedukuese krejt të re – një dildo elektrike rozë që mat forcën e perineumit me një video-lojë. Në vend që të matet manualisht forca ime, çdo javë mamia ime fut pajisjen me sensor dhe unë zgjedh lojën për të "luajtur" nga një tabletë.
Unë mund të jem një makinë garash, një peshk noti ose një anije me raketë. Është e ngjashme me mënyrën se si luaj Mario Kart me dy djemtë e mi (tani 4 dhe 6 vjeç). Duke garuar me karakterin tim nëpër pistë, unë përdor muskujt e mi të brendshëm për t'i manovruar rreth sfidave të ndryshme kibernetike, të gjitha ndërkohë që shtrëngoj, kontraktoj, mbaj dhe marr frymë përmes pengesave.
Tani me gjashtë javë seanca riedukimi të përfunduara, mamia ime tha se shëndeti im i perineumit është më i mirë se kurrë (dhe nuk kam më nevojë për pelena për të rritur).
Edhe pse kanë kaluar gati shtatë vjet që kur kam pasur fëmijën tim të parë, kur flas me miqtë e mi të Amerikës së Veriut, për ta asgjë nuk ka ndryshuar. Gratë ende pritet të vuajnë nga simptomat e qëndrueshme të lindjes. Pra, ndërsa mënyra franceze mund të tingëllojë paksa qesharake, në fakt është mjaft serioze. "Të mos urinosh në pantallona, për pjesën tjetër të jetës" nuk duhet të jetë një luks që u ofrohet vetëm atyre grave që kanë fatin të jetojnë në një vend që e merr seriozisht shëndetin pas lindjes.