Çfarë i bën ca njerëz të jenë kaq tërheqës?

Life style

Çfarë i bën ca njerëz të jenë kaq tërheqës?

Më: 4 qershor 2022 Në ora: 19:49
Foto ilustrim

Gjithë cilësitë më poshtë, që duken kaq të zakonshme, por kur vijnë natyrshëm janë thjesht ~të parezistueshme~

Mendojnë shpejt- ndaj janë bashkëbisedues të shkëlqyer

Karizma- tërheqja e disa njerëzve që i bën të tjerët t’u përulen- është një prej cilësive të dukshme një njeriu joshës, dhe një studim i fundit tregon se karizma lidhet ngushtë me aftësinë për të menduar shpejt. Studimet kanë zbuluar se sa më të shpejtë t’a ketë dikush të menduarit, aq më i pëlqyeshëm është ai nga të tjerët.

Ata thërrasin Vetëbesim!

Kur dikush ndihet mirë me atë çfarë është, e ka më të thjeshtë të marrë role drejtuese dhe të fitojë respektin e të tjerëve. Nuk do të thotë që duhet të marrësh qëndrim prej pispilluqi, për të pasqyruar vetëbesim. Mjafton të mos e krahasosh veten me të tjerët, passim nëse e bën, fillon të ndihesh më inferior dhe shpërqëndrohesh prej vetes tënde.

Janë origjinalë!

Është autenticiteti i tyre dhe aftësia për t’i qëndruar vetes besnikë, ajo që i bën aq të lumtur. Një kërkim nga Universiteti i Pensilvanisë tregon se të qenit vetvetja, i ndihmon edhe të jenë të shëndetshëm! Nëse e ke të qartë se kush je dhe i qëndron vetes, ndihesh më i kënaqur me jetën dhe botën, çka përmirëson mirëqënien!

Flasin rrjedhshëm

Edhe nëse nuk e dinë se për çfarë po flasin, ata e nxjerrin veten tërë hijeshi në çdo bisedë. Folësit e mençur kanë aftësinë për t’i motivuar të tjerët dhe për t’u nxitur atyre ndjenja të mira, si besimi. Kjo është një aftësi që e kanë përgjithësisht presidentët, të cilët kanë gjithmonë përgjigjen e duhur të çdo pyetjeje, edhe sipas një studimi të Harvard-it.

Kanë shumë humor

Nëse i bën të tjerët të qeshin, i bën ata të ndihen më mirë. Humori është një akullthyes i shkëlqyer, i cili gjithashtu tregon shumë zgjuarsi. Nëse ke një humor të mençur, do të thotë se ke aftësi të shumëfishta mendore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat