1. Distancimi dhe mungesa e emocioneve
Ndodh që shkëlqimi i fillimit të dashurisë të zbehet, por sipas një studimi, çiftet që organizonin takime interesante që s'përfshijnë të dalat e zakonshme në fundjavë, rezultonin më të afërt me njëri-tjetrin dhe më intimë në komunikim. Të tjera studime tregojnë se meditimi i fokusuar tek vlerësimi i partnerit tjetër është e forcon edhe më raportin dhe dashurinë. Nëse ndjeni që emocionet e dikurshme janë zhdukur, bëni gjëra bashkë. Ndoshta ju rezulton efektive!
2. Sarkazma dhe mungesa e respektit
Eshtë shumë qejf të kesh dikë që të bën për të qeshur! Humori i mban çiftet të bashkuar dhe të interesuar gjithë kohën për njëri-tjetrin. Duhet të bëni kujdes për të mos ngatërruar humorin me talljen dhe mungesën e respektit. Nëse shakatë kthehen në fyese, lidhja mund të kriset.
3. Mungesa e besimit
Çiftet që janë ende në proces njohjeje me njëri-tjetrin është e kuptueshme të kenë dyshime, veçanërisht kur njëri prej tyre bën sjellje për të rënë në sy të tjetrit. Sipas një studimi, kur dy njerëz të panjohur më parë takojnë njëri tjetrin, gjatë 10 minutave të para të bisedës, thonë shumë gënjeshtra. Pra kini parasysh që kur takoni dikë për herë të parë nuk jeni duke takuar atë. Po takoni njeriun që ai do të përfaqësojë.
Nëse gënjeshtrat, hipokrizia apo fasada vazhdon edhe me zhvillimin e lidhjes, atëherë mes jush mungon elementi kryesor i marrëdhënies, besimi.
4. Paaftësia për të bërë kompromis
Nëse ti je vegjetarian dhe partneri yt mishngrënës këmbëngul për të shkuar në një restorant mishi, duhet gjetur një gjuhë e përbashkët- thënë ndryshe, kompromis. Çiftet e shëndetshme e njohin mirë rëndësinë e këtij sekreti dhe nëse duan lidhjen janë gati të negociojnë. Nëse refuzoni ta pranoni tjetrin siç është dhe këmbëngulni tek opinioni juaj, atëherë e shihni raportin si garë, jo si bashkim. Ka diçka që s'shkon.
5. Mungesa e intimitetit
Një lidhje intime përfshin dy njerëz që lejojnë të ndajnë emocionet, intelektin dhe fizikun me dikë tjetër. Disa njerëz tentojnë të mbyllen në vetes pasi ndihen të pasigurtë, por kjo mund ta dëmtojë një marrëdhënie pasi përcjell mesazhe të gabuara.
6. Kontrolli dhe manipulimi
Eshtë shumë normale të bësh kompromise apo t'i kërkoni gjëra të ndryshme njëri-tjetrit, por s'duhet të ndiheni të sforcuar për të bërë gjëra të caktuara. Përpjekja për të kontrolluar njërin prej partnerëve s'vjen kurrë me pasoja pozitive.