Prej shumë kohësh, 12 qershori nuk është më një ditë e zakonshme... Përpara 64-vitesh, në vitin 1958, Richard dhe Mildred Loving ishin çifti i parë me dallime raciale që vendosën të martoheshin, por brenda natës e gjetën veten në burg, sepse ligjet e Amerikës asokohe nuk e aprovonin një martesë të tillë. 12 qershori i vitit 1967 ishte dita kur Gjykata Supreme vendosi të legalizojë martesat me ndryshime raciale në nivel federal - të ndaluara në gati 16 shtete të Amerikës. Kjo datë simbol u etiketua si “Loving Day”, dita e dashurisë.
Sepse dashuria e këtij çifti triumfoi mbi çdo ligj, çdo dallim të ngjyrës së lëkurës, çdo vendim qeverie. Richard dhe Mildred Loving vendosën një rend të ri shoqëror në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe më tej edhe në çdo vend tjetër të botës.
Çfarë duhet të dini për "Loving Day"?
1. Dita e dashurisë është emërtuar kështu pas çështjes së çiftit Richard dhe Mildred Loving. Richard, i cili ishte i bardhë dhe Mildred, e cila ishte me lëkurë me ngjyrë ishin bashkë që kur ishin adoleshentë. Kur Mildred mbeti shtatzënë në 1958-ën, ata udhëtuan nga shtëpia e tyre në Virxhinia për në Uashington DC, për t'u martuar. Por, po atë ditë, ata u zgjuan në mes të natës nga policia, e cila i arrestoi me akuzën e bashkëjetesës së paligjshme. Atyre u thanë se do të vuanin dënimin me burg ose do duhej të linin shtetin e Virxhinias për 25 vjet. Ata zgjodhën këtë të fundit.
2. Mildred Loving e çoi çështjen e tyre deri në Gjykatën Supreme. Mildred i shkroi një letër Prokurorit të Përgjithshëm të atëhershëm, Robert F. Kennedy, duke iu përgjëruar që ta kishte me përparësi çështjen e tyre.
3. Dita e dashurisë u kthye në një festë zyrtare dhe kjo i atribuohet Ken Tanabe. Stilisti Ken Tanabe, i cili është me një origjinë të përzier, propozoi idenë në 2004-ën për tezën e tij të pushimit zyrtar. "Festa është jo vetëm një referencë për një çift të vërtetë që luftoi padrejtësinë racore, por gjithashtu përfaqëson dashurinë që ne i japim njëri-tjetrit",- tha Ken për USA Today. Dita e dashurisë festohet tani në të gjitha Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Holandë, Itali, Japoni, Tajvan dhe Spanjë.
4. Është e njohur si një festë zyrtare në disa qytete dhe shtete. Dita e dashurisë është e njohur zyrtarisht në shtetet e Vermont, Virginia dhe Kaliforni. Është gjithashtu zyrtare në qytetet Grand Rapids, Michigan; Qyteti i Nju Jorkut; Kembrixh, Massachusetts; Washington DC; Eugene, Oregon.