Mënyra të thjeshta për të rritur nivelet tuaja të energjisë

Life style

Mënyra të thjeshta për të rritur nivelet tuaja të energjisë

Më: 20 qershor 2022 Në ora: 20:41
Foto ilustrim

Ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës?! – Atëherë ju jeni duke bërë disa gabime në mënyrën e jetesës. Këtu gjeni disa këshilla nga dietologia Lovneet Batra.

Rregulloni cilësinë e gjumit: Arsyeja më e madhe dhe ndoshta më e dukshme, që mund të ndiheni të lodhur është kur nuk flini mjaftueshëm. Privimi i gjumit ndikon shumë në disponimin, kujtesën dhe performancën tuaj njohëse. Pra, sigurohuni që të bëni gjumë të paktën shtatë orë në ditë.

Hani ushqime me vitamina: Një mënyrë e shkëlqyer për të rritur energjinë tuaj, është të ushqeni trupin tuaj me lëndë ushqyese cilësore. Magnezi (farat e kungullit, lulediellit) është një nga mineralet më të bollshme në trup dhe është i përfshirë në funksionin e muskujve dhe nervave, kontrollin e glukozës në gjak dhe prodhimin e energjisë. Vitaminat B (drithërat integrale, zarzavatet me gjethe) ndihmojnë trupin të përdorë lëndët ushqyese, që japin energji për karburant dhe pa vitaminat e grupit B, trupit i mungon energjia. Vitamina D (kërpudhat, e verdha e vezës, rrezet e diellit) është jetike për t’i bërë muskujt të punojnë me efikasitet, për të rritur nivelet e energjisë. Marrja e pamjaftueshme e hekurit mund të rezultojë gjithashtu në lodhje, sepse roli kryesor i hekurit është të ndihmojë qelizat e kuqe të gjakut të transportojnë oksigjen në të gjithë trupin.

Stërvituni: Shtimi i aktivitetit fizik, lufton lodhjen dhe rrit nivelet tuaja të energjisë. Gjithashtu, stërvitja mund të çojë në nivele më të larta të dopaminës në tru, gjë që ndihmon në ngritjen e humorit.

Praktikoni meditimin: Shpërqendrimet e vazhdueshme vjedhin energjinë tuaj mendore. Meditimi vlerësohet si nxitës i menjëhershëm i energjisë, ai mund të ndihmojë në zbutjen e ankthit dhe stresit, të qetësojë mendjen dhe t’ju japë një pasqyrë më të mirë në mendimet dhe ndjenjat tuaja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat