Rrjetet sociale vijnë me shumë informacione dhe trende, por edhe me ndikim të dukshëm në vetëvlerësim. Ka disa raste, kur ky i fundit preket negativisht dhe mund të fajësosh këto sjellje:
Kur ti kontrollon vazhdimisht se kush e ka parë storyn që ke postuar, në fakt po kërkon validimin dhe pranimin e të tjerëve.
Kur fshin një foto sepse nuk ka marrë shumë like, krijon idenë se vlera dhe bukuria jote e jashtme lidhet me like-t dhe komenteve.
Krahasimi i imazhit me të tjerët është sërish një sjellje që dëmton vetëvlerësimin. Secili nga ne është unik, me cilësitë që na bëjnë autentikë dhe origjinalë.
Leximi i mesazheve të vjetra me një person me të cilin nuk ke më kontakt të bën ta romantizosh atë dhe të harrosh arsyet pse nuk flet më me të.