Sinqeriteti përfaqëson një standard absolut, drejt të cilit të gjithë jemi të prirë të aspirojmë, edhe pse është pikërisht diçka e paarritshme. Në fakt është pjesë e natyrës njerëzore të mos jesh kurrë 100% i sinqertë, por ka dallime të mëdha midis një personi që është natyrshëm i sinqertë dhe i prirur ta bëjë atë një vlerë themelore dhe atyre që në vend të kësaj i bëjnë gënjeshtrat modus operandi. Megjithatë bien në sy disa personalitete: këto femra janë më të sinqertat në dashuri sipas zodiakut.
Peshorja
Është një shenjë që nuk i pëlqen qendra e vëmendjes, por sinqerisht dhe natyrshëm është e prirur të dëgjojë të tjerët. Duke qenë sigurisht diplomatike ajo është e sinqertë, por pa qenë e papërshtatshme dhe e vrazhdë. Me pak fjalë, një lloj “ilaçi” për shumë njerëz. Ky trend e bën atë në shumë mënyra partnerin ideal në dashuri.
Dashi
Edhe nëse ndonjëherë është pak ndërhyrës dhe paksa “i drejtpërdrejtë”, sinqeriteti për Dashin është një vlerë themelore, e cila “kërkohet” dhe “ipet” gjatë gjithë kohës. Edhe në sjellje gruaja e lindur në këtë shenjë është shumë “bukë për bukë, verë për verë”, dhe i thotë gjërat ashtu siç janë.
Gaforrja
Ajo është empatike dhe vuan shumë nga mashtrimet. Kjo është arsyeja pse ajo është e prirur natyrshëm të jetë e sinqertë duke i “matur” shumë fjalët. Edhe kur i duhet të bëjë një kritikë, ajo preferon të heshtë ose të jetë pak e papërshtatshme sesa të thotë gënjeshtra.