Për një diskutim serioz, i cili prek tematika të ndjeshme me partnerin/en, të duhen:
1. Toni
2. Mendësia e duhur për të kryer bisedën
3. Dëshira për të gjetur zgjidhje
4. Vendi perfekt
Sot, do të të tregojmë pikërisht vendet perfekte ku mund të zhvillosh bisedën me personin e zemrës:
Në park
Natyra mund të të qetësojë thotë psikologia Catalina Laësin. Gjithashtu, të ndihmon edhe që të mendosh më kthjellët, ndaj është një destinacion ideal.
Në shtrat
Nëse diçka të mërzit, duhet ta diskutosh patjetër. Krevati është një vend që të ndihmon të relaksohesh dhe të marrësh kurajon e duhur për të diskutuar çdo tematikë, sado e vështirë të jetë ajo.
Në ambient të jashtëm, gjatë një shëtitjeje
Të ecësh të bën mirë për përqendrimin, si dhe e bën bisedën shumë të natyrshme, ndaj merre parasysh.
Në një kafene
Në një qoshe të qetë, ku do të jesh rehat dhe nuk do të shigjetohesh nga sy kureshtarë. Tingëllon dhe po, është vendi ideal.
Në divanin e sallonit
Jo të gjitha bisedat serioze duhet të shoqërohen me lot. Rehatohu dhe nis të diskutosh. Divani dhe ambienti familjar do të të ndihmojë.