Një 20 vjeçar ka folur për lidhjen e tij dhe problemet me të dashurën.
Fillimisht, ai tha se e dashura e tij është e virgjër dhe që një kohë të gjatë ka refuzuar të bëj seks.
Mirëpo, tani që ajo ka pranuar të bëj, ky nuk është i gatshëm.
I frikësuar se nuk do arrijë ta kënaq të dashurën e tij, ai kërkoi këshilla nga psikologia e “The Sun”.
Rrëfimi i plotë
Pas 6 muajsh takim, e dashura ime më në fund më tha se ishte gati për seks, por tani e kam kuptuar se unë jam ai që nuk jam gati.
Ajo është e virgjër dhe ndihem nën shumë presion për ta bërë atë të përsosur. Jam i shqetësuar se do ta zhgënjej ose lëndoj.
Të dy jemi 20 vjeç dhe jemi njohur në universitet nëpërmjet miqve të përbashkët.
Herën e parë që i kërkova të bëja seks me të, ajo tha se i duhej më shumë kohë.
Pranova të respektoja dëshirat e saj dhe të prisja derisa ajo të ndihej rehat.
Ajo vazhdoi të thoshte jo deri në fundjavën e kaluar. Isha shumë i emocionuar.
Planifikuam një mbrëmje romantike, por kur erdhi puna, u ndjeva aq nervoz saqë u shtira se isha shumë i lodhur.
Tani ajo është e shqetësuar se nuk e dua, dhe gjërat janë të sikletshme.
Çfarë të bëj?
Përgjigja e psikologes: Ju e keni ndërtuar këtë në mendjen tuaj për kaq shumë kohë, e keni psiquar veten.
Tani ndiheni nën shumë presion për të performuar, kështu që nuk mundeni.
Por kjo nuk ka të bëjë me arritjen e seksit të përsosur. Ka të bëjë me shprehjen e ndjenjave tuaja për njëri-tjetrin.
Merrni kohë duke puthur dhe prekur njëri-tjetrin dhe lërini gjërat të ndodhin natyrshëm.
Seksi në përgjithësi bëhet më i mirë me kalimin e kohës, ndërsa mësoni për trupin e njëri-tjetrit.