Kur filloni një lidhje të re, entuziazmi është gjithnjë shumë i lartë dhe po ashtu edhe interesi apo kurioziteti për të njohur çdo detaj nga jeta e tyre.
A e keni pyetur ndonjëherë të dashurën tuaj se sa partnerë ka pasur para jush?! Nëse jo keni bërë gjënë e duhur, nëse po… keni marrë përsipër një risk.
Studiuesit rekomandojnë që asnjëherë të mos e bëni këtë pyetje sepse numri i partnerëve nuk ka rëndësi nëse nuk dini rrethanat.
Numri i vogël i partnerëve nuk do të thotë se seksi është më i sigurt. Fare lehtë mund të mos tregojë të vërtetën.
Çfarëdo përgjigje të merrni, sërish do bëni pyetjet që do t’ju torturojnë: “Si? Pse? A ishte më i mirë?”.
Dhe kur flitet rreth isha-ve, gjasat që një lidhje të zgjasë, janë të vogla.