Kompania e famshme Balenciaga ka guxuar vazhdimisht me produktet e nxjerra në treg.
Rasti më i fundit ishte çanta që dukej si një qese mbeturinash me një çmim rreth 1800 dollarë.
Së fundmi, shtëpia e famshme ka surprizuar sërish me një palë vathë që duken si lidhëse këpucësh, të cilët kushtojnë 250 dollarë.
Të gjitha këto “çmenduri” dhe teprime të stilistëve nuk janë aspak të rastësishme, nisur nga ndikimi që kanë në sjelljen blerëse të konsumatorëve.