Testo nëse rënia e flokëve në fund të verës është sezonale

Life style

Testo nëse rënia e flokëve në fund të verës është sezonale

Më: 28 gusht 2022 Në ora: 21:03
Ilustrim

Rënia e flokëve në fund të verës dhe në fillim të vjeshtës është një problem shqetësues, jo vetëm i femrave, por edhe i meshkujve. Por si mund ta kuptosh që kjo rënie është sezonale dhe si rrjedhim, jo edhe aq shqetësuese.

Pse bien flokët në këtë periudhë?

Rënia e flokëve në këtë stinë është e ngjashme me rënien e gjetheve të vdekura të pemëve. Pra, edhe flokët bien, sepse përsërisin ciklin e tyre të përvitshëm (lindja e një floku të ri, rritja, faza e maturimit dhe vdekja). Këtë proces e përshpejton një faktor kryesor: dielli. Kështu, gjatë pranverës dhe verës, rrezet e diellit rrisin sekretimin e hormoneve përgjegjëse për rritjen e flokut dhe shkaktojnë një reaksion të ngjashëm me atë të bimëve. Një periudhë prej gati 4-6 javësh mund të fillojë në fund të gushtit dhe të zgjasë deri në fund të nëntorit. Pas kësaj periudhe, gjithçka kthehet në normalitet.

Por norma e rënies së flokëve ndryshon nga një person tek një tjetër, ndaj është e rëndësishme të kuptosh, nëse kjo rënie është sezonale apo duhet të shqetësohesh e të konsultohesh me mjekun për të marrë trajtimin e duhur.

Si ta kuptosh që është thjesht një rënie sezonale?

Për të kuptuar nëse është vetëm një rënie sezonale, bëj këtë test të thjeshtë:

Mbaji flokët të palarë, të paktën për tri ditë. Kalo gishtat midis flokëve nga rrënja deri në majë. Vëri mënjanë flokët e rënë. Përsërite këtë veprim të paktën pesë herë, duke e kaluar dorën tek të gjitha pjesët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat