‘Seksi e bën mendjen më të mprehtë’, studimi nxjerr rezultate interesante

Life style

‘Seksi e bën mendjen më të mprehtë’, studimi nxjerr rezultate interesante

Më: 3 shtator 2022 Në ora: 20:16
Ilustrim

Një studim në Universitetin e Coventry në Angli kishte qëllim të zbulonte nëse aktiviteti seksual pas të 50-ave mund të ndihmojë në përmirësimin e qartësisë mendore.

Në studim morën pjesë 6.800 meshkuj dhe femra, nga 50 deri në 80 vjeç. Ata iu përgjigjën pyetjeve që kishin të bënin me frekuencën e seksit dhe gjithashtu iu nënshtruan një testimi aftësish matematikore dhe gjuhësore.

Performanca e meshkujve në testet me numra dhe provë kujtesën duket se ishte e lidhur direkt me frekuencën e seksit. Përsa u përket grave, ato vetëm në performancën e tyre në testet gjuhësore lidheshin me aktivitetin seksual.

“Ka shumë mundësi që rezultatet e studimit të kenë të bëjnë me hormonet që prodhon truri kur bëjmë seks, hormone këto që prekin funksionet tona njohëse”,- është shprehur Hayley Wright, i cili mori pjesë në studim.

Seksi na ndihmon të relaksohemi, të pastrojmë sistemin tonë imunitar dhe të flemë më mirë.

Pra, pse mos të... rrezikojmë?

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat