Çdo lidhje ka ulje-ngritjet e veta dhe mënyra si një çifit ia del t’i përballojë sfidat, tregon sa e qëndrueshme është kjo lidhje. Përmes këtyre shenjave, mund të kuptoni nëse bëni pjesë në këtë grupim:
Të dy kërkoni falje
Ju e kuptoni kur gaboni, apo lëndoni partnerin. Krenaria dhe egoja janë ato që e thyejnë dashurinë dhe ju fatmirësisht, nuk i vendosni përpara personit të zemrës.
E trajtoni lidhjen në mënyrë të barabartë
Çdo lidhje është 50/50 dhe kërkon të njëjtin përkushtim nga të dyja palët.
Keni të njëjtat synime
Kjo ju bashkon edhe më shumë. Ju e shihni veten bashkë edhe në të ardhmen, pikërisht sepse qëllimet janë të njëjta.
Kominikimi është kryesori
Ju e dini shumë mirë se komunikimi është ai që e bën një marrëdhënie të shëndetshme dhe nuk stepeni ndaj bisedave të vështira.
Nuk i shihni gjërat vetëm bardhë e zi
Njerëzit dhe ngjarjet nuk ndahen vetëm në të mira dhe të këqija. Ju dini t’i identifikoni traumat, shkaqet dhe pasojat, duke shmangur kështu paragjykimet dhe veprimet e nxituara.
Nuk prisni që personi tjetër të ndryshojë 100%
Ju e kuptoni që disa zakone janë të vështira për t’u thyer dhe në vend që t’i bëni presion partnerit, në fakt e inkurajoni që të bëhet versioni më i mirë i vetes.