Gazetarja, Zhaklin Lekatari, thotë se edukimi seksual te fëmijët duhet të nisë që në moshën 4-vjeçare.
Në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians”, Lekatari u shpreh se sa i përket moshës se kur duhet të fillohet të kryhet një marrëdhënie seksuale, është një vendim personal i vetë individit.
“Fëmijët e kanë të domosdoshëm që të informohen për edukimin seksual. E rëndësishme është që t’i japim mjetet e duhura fëmijëve tanë, në mënyrë që ata të dinë të bëjnë zgjedhjet e duhura, të kuptojnë që trupi i tyre i përket vetë atyre.
Që në moshën 4-vjeçare duhet të nisë edukimi seksual. Marrëdhëniet seksuale janë një vendim shumë personal. Nuk jam për vendosjen e disa etapave, është mirë në këtë moshë, apo keq në këtë moshë”, theksoi ajo.