Astrologia e njohur Meri Shehu me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë parashikimin e saj për të gjitha shenjat për muajin tetor.
Ajo ka renditur shenjat më me fat tek ajo më pak, ku Demi renditet në vendin e 12, ndërsa në vendin e parë ka renditur ujorin.
12 – Demi
Në çështjet ekonomike me ikjen e Mërkurit të kundërt do fitojnë më shumë pikë. Hëna e plotë në Dash nuk i jep stabilitet në lidhje me shëndetin dhe punën. Kujdes zhgënjimet në dashuri.
11 – Gaforrja
Hëna e plotë në Dash nuk i jep stabilitet në lidhje me karrierën ndaj janë këto pozicione. Planet dhe projektet e tyre janë të mira, do ecin e përparojnë por kujdes me stabilitetin e tyre në të ardhmen.
10 – Bricjapi
Ka më shumë ecuri në lidhje me çështjet ligjore, çlirohet në kontrata e bashkëpunime, ecën dhe përparon, por kujdes sepse në një punë të dyfishtë do kenë prapaskena ose do hyjnë në një punë të dyshim të falë Neptunit dhe Marsit që kanë katërkëndëshin e vështirë.
9 – Dashi
Ka Hënën e plotë në shenjën e tyre dhe do bien shumë në sy, do marrin iniciativa, do riskojnë me energjinë, do jenë rebelë, por tashmë janë më të çliruar në lidhje me punën e shëndetin.
8 – Peshqit
Duhet të kenë kujdes me ujërat, pijet, jetën e pakontrolluar, tradhtive e pasigurive, por gjithsesi do bëjnë hap të mirë përpara për sa i përket marrëdhënieve, kontratave e bashkëpunimeve.
7 – Luani
Ekonomikisht do dalin shumë mirë dhe çlirohen përfundimisht nga disa brenga ekonomike. Do nisin të kenë një jetë sociale, do shkojnë nëpër mbrëmje, festa e evenimente të rëndësishme. Do kenë shumë fat në dashuri.
6 – Shigjetari
Do shkëlqejnë në dashuri, do kenë sharmin për të dhënë e marrë energji pozitive. Duhet të kenë kujdes në marrëdhëniet në çift ku fillojnë përplasjet e mëdha, pasiguritë, madje edhe divorcet në disa raste.
5 – Virgjëresha
Do të merren shumë me veten. Mërkuri i kundërt tashmë nuk është më ndaj do i jepni më shumë planeve e projekteve personale të cilat do ecin e përparojnë. Kujdes në disa bashkëpunime sepse Neptuni përballë shenjës tuaj mund të sjellë probleme në punë me shtetin.
4 – Akrepi
Projektet dhe puna e tyre do të shkëlqejë, do merren shumë me jetën sociale. Do bien më në sy. Kujdes mos t’i lodhë energjia e tepërt.
3 – Peshorja
Afërdita dhe Dielli në shenjën e tyre sjell pushtet e famë. Peshorja do arrijë një sukses në jetën personale. Një çështje ekonomike do të marri shumë drejtim pozitiv. Kujdes në lidhjet me persona të shenjës së BINJAKEVE
2 – Binjakët
Binjakët me Marsin në shenjën e tyre mund të tradhtojnë ose tradhtohen, por do ta gjejnë rrugën e dytë të shpëtimit. Binjaket do arrijnë një sukses në jetën sociale. Një njohje shumë e rëndësishme do ti ndihmojë në momentin e duhur në qëllimet e tyre! Kontaktet me jashtë vendit do të intensifikohen.
1- Ujori
Mbretërojnë përgjatë muajit Tetor dhe këtu dalim te energjia elektrike ku ata mund të ndikojnë. Ujori do ketë fatin në të gjitha fushat dhe energjinë e duhur për të ringjrneruar të gjitha llojet e marrëdhënieve që kishin mbetur pezull në jetën e tyre çështje pune dhe kontaktesh me jashtë do vijnë në qendër të vëmendjes! Do kenë një muaji shumë erotik!