Si e shpreh secila shenjë e horoskopit kur është i/e dashuruar?

Life style

Si e shpreh secila shenjë e horoskopit kur është i/e dashuruar?

Më: 20 tetor 2022 Në ora: 21:51
Ilustrim

Çdo përfaqësues i zodiakut ka një mënyrë unike për t’ju treguar se është i dashuruar në ju. Ja thënia që çdo shenjë e zodiakut përdor për t’ju treguar se ju pëlqen dhe ju dëshiron:

Dashi: “Jam i dashuruar me ty”

Dashi është i drejtpërdrejtë. Ai do t’jua tregojë me fjalë atë që ndien dhe nuk do t’ju lë vend për dyshime.

Demi: “Nuk kam nevojë të takoj femra të tjera, shpresoj të ndodh me ty”

Demi posesiv dhe xheloz i kufizon dhe i vendos gjërat në vendin e tyre në lidhje me të tretët.

Binjakët: “Do që ta kalojmë bashkë fundjavën e ardhshme?”

Nëse Binjakët po lënë mënjanë miqtë e tyre për ju atëherë është një shenjë e rëndësishme se me të vërtetë ju pëlqejnë.

Gaforrja: “Do të doja që ti të takosh prindërit e mi”

Nëse e thotë këtë do të thotë se dëshiron që ju të hyni përgjithmonë në jetën e tij.

Luani: “Unë dua që ti të ndihesh unike me mua”

Për ta është e rëndësishme që ju të ndiheni të sigurt dhe ai do të bëjë gjithçka për ju.

Virgjëresha: “Mund të qëndrosh këtu sonte”

Që një Virgjëreshë t’ju ftojë të qëndroni në shtëpinë e tij, të hyni në rutinën e tij, do të thotë se ju do, madje shumë.

Peshorja: “Unë po mendoja për ty dje dhe po mendoj se ndoshta…”

Nëse Peshorja ju tregon se keni një vend në të menduarit e tij dhe ju përfshin në planet e tij të përditshme, ai me siguri ka rënë në dashuri me ju dhe po planifikon hapat e ardhshëm me ju.

Akrepi: “Kam rënë në dashuri me ty si askush tjetër”

Akrepi është i drejtpërdrejtë. Ky është stili i tij dhe vështirë se do të ndryshojë.

Shigjetari: “Unë dua të shkoj nëpër botë me ty”

Shigjetari udhëtues dhe romantik gjithmonë e imagjinon dashurinë në një udhëtim të gjatë. Nëse ai ju bën pjesë të ëndrrave të tij për një eksperiencë të jetës, është e qartë se ai ju dëshiron pranë.

Bricjapi: “Me ty unë bëhem një person më i mirë”

Një Bricjap e gjen dashurinë kur ndjen se personi tjetër e bën atë të bëhet njeri më i mirë.

Ujori: “Ti je shumë interesant, gazmor, i zgjuar”

Nëse përdor këto fraza me ju, nuk ka dyshim se ka rënë “kokë e këmbë” në dashuri me ju.

Peshqit: “A do të regjistrohemi në ndonjë aktivitet së bashku?”

Peshqit ose ndryshe “mbreti i hobive” nuk përfshin askënd dhe këdo në botën magjike të aktiviteteve të tij dhe për ta bërë këtë, gjërat janë ndoshta serioze mes jush.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat