A e dini sa vërtet zgjat një moment? Ju keni tri përpjekje dhe me siguri nuk do t’ia qëlloni!

Life style

A e dini sa vërtet zgjat një moment? Ju keni tri përpjekje dhe me siguri nuk do t’ia qëlloni!

Më: 25 tetor 2022 Në ora: 18:50
Foto ilustrim

Definicioni i momentit do t’ju befasojë

Kur thoni që do të shkoni diku apo do të bëni diçka për një moment, justifikimi i zakonshëm është që mendoni për një periudhë shumë të shkurtër kohore, për shembull, për disa sekonda.

Mirëpo, me siguri nuk keni ditur që dikur momenti ka qenë një ndër njësitë e matjes së kohës, dhe është konsideruar që zgjat 90 sekonda!

Fjala “moment” për herë të parë si njësi matjeje përmendet në vitin 1398 në Fjalorin e famshëm të Oxfordit në gjuhën angleze, transmeton Telegrafi.

Shkrimtari John nga Trevisa ka thënë që ekzistojnë 40 momente në një orë – që do të thotë që një moment zgjat 90 sekonda.

Mirëpo, Oxfordi që atëherë ka ndryshuar kuptimin e termit “në një kohë shumë të shkurtër”.

Kuptimi i saktë i momentit si njësi e kohës daton që nga Mesjeta, kur lëvizja e hijes në orën e diellit ka mbuluar 40 momente në orën diellore.

Gjatësia e orës diellore varej nga dita, e cila gjithashtu ka lëvizur nga sezoni në sezon.

Në kohët moderne, kohëzgjatja e një momenti nuk ka qenë kurrë fikse, kështu që ju vendosni vetë se cili përkufizim ju përshtatet më shumë, mesjetar apo bashkëkohor. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat