Një 32 vjeçare ka rrëfyer jetën e saj seksuale.
Ajo për psikologen e “The Sun” tha se arrin orgazëm vetë dhe masturbohet, derisa burri i saj nuk arrin ta dërgojë atë në ‘kulm’.
Duke mos arritur të kënaqet mjaftueshëm, ajo kërkoi këshilla nga psikologia. Ku kërkoi ndihmë se si t’i qaset dhe t’i tregojë burrit të saj, përcjell “Bota sot”.
Rrëfimi i plotë
E di që jam e aftë të kaloj orgazëm sepse mund ta çoj veten në kulm kur jam vetëm.
Kur futem në dhomën e gjumit me burrin tim nuk mund të arrij kurrë të njëjtat nivele.
Një herë u përpoqa t'i tregoja se ku të më prekte me gishta ndërsa ai ishte brenda meje, por ai u duk i lënduar dhe më pyeti: "A nuk të mjaftoj unë?"
U përpoqa ta qetësoja dhe u ndjeva keq që e bëra të ndihej i papërshtatshëm.
Unë jam 32 dhe ai është 34.
Tani jam futur në një situatë ku shpesh pretendoj se kam përjetuar orgazëm, por e gjithë kjo po më lë të zhgënjyer.
Pa dyshim, ndihem fajtore kur masturboj, por nëse nuk do ta bëja këtë, nuk do të merrja kurrë ndonjë kënaqësi.
Përgjigja e psikologes: Të shtosh orgazmën vetëm sa do ta përkeqësojë çështjen e komunikimit mes ju të dyve.
Është koha për t'i thënë atij se dëshironi të ndiheni më afër në shtrat dhe është e rëndësishme të kuptoni se kënaqësia seksuale për një grua nuk vjen domosdoshmërisht vetëm nga penisi.
Një grua zakonisht arrin në orgazmë kur klitori stimulohet në mënyrën e duhur dhe, duke qenë se kjo është jashtë vaginës, nuk stimulohet drejtpërdrejt nga penisi.