Këtë vit, duket se vjeshta dhe dimri erdhën pak më vonë, dhe nëse ka një ditë që na e konfirmoi ardhjen e tyre është pikërisht kjo e sotmja. Temperaturat janë ulur, bie shi dhe megjithatë, qyteti duket kaq bukur!
Ju mund të merrni më të mirën e zymtësisë së qytetit, duke bërë disa nga aktivitetet e mëposhtme në shtëpinë tuaj:
- Ftoni miqtë për një kakao të ngrohtë dhe një film të këndshëm.
- Lexoni atë romanin që s'po e përfundoni prej kohësh ose përfundoni atë serialin që keni nisur kohë më parë.
- Bëni një pastrim të thellë në shtëpi, për të shijuar më pas "veprën" tuaj të artit.
- Vendosni një listë me këngë qetësuese dhe futeni veten në një gjendje meditimi, në të cilën s'mund t'ju prekë askush.
- Punoni: Mund të jetë diçka e lënë përgjysmë në punë, një punë e dytë, apo një kurs që do t'ju rrisë profesionalisht.
- Provoni të gatuani receta të reja.
- Porosisni nga një restorant i ri.
- Ndizni qirinj aromatikë.
- Organizoni dollapët, sirtaret e shtëpisë ose dhomës suaj.
- Bëni stërvitje në shtëpi.
- Telefononi gjyshërit dhe/ose prindërit tuaj.
- Bëni një pastrim të çdo gjëje të tepërt në telefonin tuaj: Aplikacione, foto, mesazhe, etj.