Burrë i dashuruar apo burrë shumë xheloz? Si ta njihni me kohë dallimin

Life style

Burrë i dashuruar apo burrë shumë xheloz? Si ta njihni me kohë dallimin

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 06:11
Foto ilustrim

Ekziston dallim i madh midis dashurisë dhe xhelozisë

Në çdo lidhje një dozë e caktuar xhelozie është tërësisht normale dhe gjë e natyrshme. Mirëpo, atëherë kur ajo është e tepruar apo e pakontrolluar, ndodhin probleme të mëdha dhe me kalimin e kohës, kryesisht, vjen deri te ndarja.

Çdokush që tregon një dozë të madhe xhelozie, atë xhelozi përpiqet ta arsyetojë me të qenit i dashuruar.

Megjithatë, ekziston një dallim i madh midis të qenit i dashuruar dhe të qenit xhelozë, por edhe mënyrat që të dalloni kur është fjala për njërën dhe kur për tjetrën.

Xhelozia: Ju do që gjatë gjithë kohës t’ju ketë vetëm për vete dhe hidhërohet kur shoqëroheni me të tjerët.

Dashuria: Ju do për veten, por e kupton që nuk mundet mu gjithherë të jeni vetëm e tij.

Xhelozia: Gjithmonë dyshon në më të keqen kur ju sheh që komunikoni me dikë.
Dashuria: Ju beson që jeni me të, sepse dëshironi të jeni me të dhe e di që nuk do të pushojë të bisedoni për njerëzit për shkak të tij.

Xhelozia: Ju kontrollon “sepse ju dashuron”:
Dashuria: Ju beson sepse ju dashuron.

Xhelozia: Pret që të silleni në një mënyrë të caktuar tani kur jeni me të.
Dashuria: Ju pranon ashtu si jeni, me atë person edhe është i dashuruar.

Xhelozia: Çmendet kur nuk i lajmëroheni.
Dashuria: E di që do të lajmëroheni kur të keni mundësi.

Xhelozia: Shpërthen për shkak të njerëzve që komunikojnë me ju përmes rrjeteve sociale.
Dashuria: Kupton se ju nuk keni gjithmonë një ndikim në atë që bëjnë të tjerët dhe ka besim tek ju.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat