Tani për tani, bota duket si një eksperiment i madh sociologjik. Vetëm 10 vjet më parë, asnjëri prej nesh nuk ishte i lidhur me internetin 24/7. Por që nga fillimi i iPhone në 2007, bota ka përjetuar një zhvendosje të shpejtë – një në të cilën është normale të lidhemi me pajisjet tona.
81 % e njerëzve e përdorin telefonin e tyre gjatë gjithë ditës; gati dy e tretat prej nesh kontrollojnë telefonat brenda pesë minutave të parë që zgjohemi nga gjumi, dhe mesatarisht telefonin e përdorim 46 herë në ditë.
Në anën tjetër, 98 për qind e drejtuesve të kompaninë, përdorin telefonin e tyre gjatë natës dhe në fundjavë, dhe 57 për qind e njerëzve i shikojnë mesazhet e punës gjatë udhëtimeve familjare me fëmijët e tyre.
Hulumtimet tregojnë se kontrollimi i postës elektronike të punës jashtë orëve të çon në lodhje emocionale, stres dhe probleme psikologjike, gastrointestinale dhe kardiovaskulare.
Unik ndanë disa këshilla se si të reduktojmë përdorimin e telefonit dhe pajisjeve tjera teknologjike.
1.Nëse flini me telefonin afër në dhomën tuaj të gjumit, kur zgjoheni në mëngjes, mos e prekni. Merr një copë letre dhe planifiko prioritetet tuaja për këtë ditë. Sapo të përfundoni këtë merrni dhe shikoni telefonin tuaj.
Mos e kontrollo email-in në mëngjes.
Përgjigjja ndaj postës elektronike ju bën të ndjeheni produktiv por kurrë nuk e lëviz gjilpërën për atë që ka rëndësi. Puna mund të jetë prioriteti i juaj i parë në mëngjes. Bëni menjëherë dhe mos e kontrolloni email-in tuaj derisa të përfundoni.
Mos e merr në tryezë telefonin
Kur uleni për darkë në shtëpi mbani larg tryezës telefonin tuaj. Hulumtimet tregojnë se një telefon në tavolinë i bën njerëzit të ndjehën se po respektohen më pak.