Eksfolimi i vaginës është një nga mënyrat më të mira për ta mbajtur atë të shëndetshme. Ai largon lëkurën e vdekur që krijohet me kalimin e kohës, gjë që mund të çojë në infeksione, qime të futura nën lëkurë, etj.
Eksfolimi gjithashtu përmirëson aftësinë e lëkurës suaj për të absorbuar produktet, si larësit intimë.
Sigurisht, eksfolimi i vaginës nuk është në fakt për *vaginën*, por për lëkurën përreth – e cila përfshin zonën e qimeve pubike ose zonën e bikinit.
Vetë eksfolimi është metoda e heqjes së qelizave të vdekura të lëkurës nga sipërfaqja e lëkurës për të prodhuar një shtresë të re të lëkurës.
Eksfolimi i zonës së vaginës ose vulvës një herë në javë është mëse i këshillueshëm për një lëkurë të butë dhe me shkëlqim.
Si të eksfolioni vaginën?
- Fillimisht, lagni lëkurën me ujë të ngrohtë.
- Përdorni një scrub të butë, ose përgatisni një në shtëpi me kafe të bluar, sheqer dhe pak ujë ose larës intim.
- Masazhoni lëkurën përreth vaginës me scrub-in tuaj dhe lëreni në lëkurë për 2-3 minuta.
- Më pas, shpëlajeni vaginën me ujë të ngrohtë dhe thajeni. Aplikoni një krem hidratues më pas.
- Konsultohuni me një dermatolog ose gjinekolog për të parë çfarë funksionon më mirë për ju.