Norvegjia ka kryesuar listën si vendi më i mirë për gratë për të jetuar, e ndjekur nga Finlanda, Islanda dhe Danimarka, sipas raportit të fundit të Institutit Georgetown për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. Mbretëria e Bashkuar vijon në vendin e 9-të nga 170 vendet e renditura, me SHBA-në në vendin e 21-të. Një arsye e mundshme që Amerika të mbetet prapa, mund të jetë mungesa e pushimit të lehonisë me pagesë. Së bashku me Papua Guinenë e Re, SHBA është i vetmi vend në mbarë botën që nuk u ofron nënave të reja përfitimet sociale.
Në anën tjetër të spektrit, Afganistani renditet në vendin e fundit në indeksin global. Të drejtat e grave kanë rënë në vend që nga marrja e Kabulit nga Talibanët në gusht 2021 dhe tërheqja e SHBA-së dhe NATO-s.
Autorët e raportit vënë në dukje se si analiza zbulon një "situatë të pasigurt në shumë provinca ku gratë dhe vajzat tashmë po përjetonin kufizime të rënda në mundësitë e tyre jashtë shtëpisë dhe shkallë jashtëzakonisht të lartë të dhunës".
Siria dhe Jemeni, të dyja vendet që janë ende të përfshira në konflikte shumëvjeçare, vijnë në vendin e dytë dhe të tretë të fundit.