Ju sjell probleme me gjumin, këtë objekt duhet ta hiqni menjëherë nga dhoma

Life style

Ju sjell probleme me gjumin, këtë objekt duhet ta hiqni menjëherë nga dhoma

Më: 9 dhjetor 2022 Në ora: 14:05
Foto ilustrim

Disa janë më shumë e të tjerë më pak të shqetësuar me dekorimin e shtëpisë ose Feng Shui dhe rregullat e tij.

Megjithatë, ka disa udhëzime, sipas Feng Shui, që mund të dëshironi t’i ndiqni, veçanërisht kur bëhet fjalë për dhomën e gjumit. Dhe kjo, pasi sipas Feng Shui-t, mobiljet dhe dekorimet që kemi në dhomë ndikojnë në energjinë e shtëpisë dhe mund të krijojnë nga nervat deri tek lodhja.

Për shembull, sipas Feng Shui-t ka një objekt në dhomën tonë të gjumit që duhet ta hiqni (nëse e keni) sepse ndikon në energji dhe gjithashtu na e vështirëson gjumin. Kjo nuk është tjetër veçse pasqyra që kemi të varur në mur apo pasqyrat vertikale që qëndrojnë më vete. Sipas ekspertëve të kësaj fushe, pasqyrat rrisin rrjedhën e energjisë dhe kjo rrjedhje e shtuar mund të krijojë problem me gjumin tuaj.

Tani nëse doni absolutisht të vendosni diçka në mur, vendosni një pikturë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat