Zelanda e Re do të zbatojë një ligj për ndalimin pothuajse total të duhanit, duke nisur nga viti i ardhshëm.
Legjislacioni i miratuar nga parlamenti, thotë se kushdo individ i lindur pas vitit 2008 nuk do të mund të blejë kurrë cigare apo produkte që lidhen me duhanin.
Do të thotë se numri i njerëzve që mund të blejnë duhan do të tkurret çdo vit.
Ministrja e Shëndetësisë Ayesha Verrall, e cila prezantoi projektligjin, tha se ishte një hap "drejt një të ardhmeje pa duhan".
“Mijëra njerëz do të jetojnë më gjatë, jetë më të shëndetshme dhe buxheti i sistemit shëndetësor do të jetë 5 miliardë më mirë nga mos nevoja për të trajtuar sëmundjet e shkaktuara nga pirja e duhanit”, tha Dr Verrall.
Shkalla e duhanpirjes në Zelandën e Re është tashmë në nivelet më të ulëta historike, me vetëm 8% të të rriturve pinë duhan çdo ditë sipas statistikave të qeverisë të publikuara në nëntor - nga 9.4% që ishte vitin e kaluar.
Shpresohet që projektligji do ta zvogëlojë atë numër në më pak se 5% deri në vitin 2025, me qëllimin përfundimtar për të eliminuar plotësisht fenomenin.