Marrëdhëniet e ndërlikuara prindër-fëmijë, shpeshherë lindin si pasojë e toksicitetit dhe traumave të pazgjidhura të prindërve.
Përkufizimi i prindërve toksikë, sipas psikologes Dr. Childs është: “Prindërit toksikë përqendrohen shumë te nevojat e tyre dhe shumë pak tek ato të fëmijëve”, ndaj përdorin disa teknika dhe sjellje për të përmbushur kërkesat e tyre.
Por, cilat janë shenjat që tregojnë se ke të bësh me prind(ër) toksik(ë)?
Tregojnë mungesë respekti ndaj privatësisë dhe mendimeve të fëmijëve
Projektojnë emocionet negative te fëmijët
Dekurajojnë fëmijët që të jenë autentikë dhe të plotësojnë dëshirat e tyre
Projektojnë interesat vetjake tek ato të fëmijëve
Kanë mungesë të theksuar empatie
Plotësojnë vetëm kërkesat e tyre
Manipulojnë fjalë, situata dhe ngjarje që të dalin “të fituar”
Kritikojnë gjithçka që fëmijët bëjnë
I vendosin fëmijët në siklet para të tjerëve
Fajësojnë fëmijët për gjërat të cilat nuk i kanë bërë
Varen emocionalisht nga fëmijët dhe nuk u ofrojnë atyre asgjë në këmbim