Si t’i zgjeroni xhinset

Life style

Si t’i zgjeroni xhinset

Më: 24 dhjetor 2022 Në ora: 15:29
Foto ilustrim

I keni larë xhinset, por kur janë tharë, më nuk keni mundur t’i vishni?

Mos u brengosni. Me pak durim dhe shkathtësi lehtë do ta zgjidhni këtë problem.

– Për t’i zgjeruar sado pak xhinset teksas të cilat janë “zvogëluar”, spërkatni me ujë në vendet të cilat dëshironi t’i zgjeroni dhe shtrini xhinset në dysheme.

– Qëndroni apo uluni në skajet e xhinseve apo në bel, dhe me duar shtrini pjesët të cilat janë zvogëluar derisa të arrini efektin e dëshiruar.

– Lërini xhinset të thahen gjatë natës dhe jini të sigurt që në mëngjes më lehtë do t’i vishni dhe mbërtheni.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat