Sipas raportit ”2022 Year in Search — Themes and Insights” këta janë 10 njerëzit më të kërkuar në Google për 2022.
Johnny Depp
Nuk është surprizë që lista kryesohet nga Johnny Depp, i cili pati një rritje të jashtëzakonshme popullariteti pasi gjyqit me Amber Heard. Gjyqi ishte një nga ngjarjet më të mediatizuara të vitit dhe u finalizua me triumfin e Johnnyt.
Will Smith
Nuk i mungon listës as Will Smith i cili përveçse fitoi Oscar-in e parë të tij, mori vëmendjen e gjithë botës në mars për nnë tjetër arsye. Gjatë ceremonisë së çmimeve prestigjoze ai goditi me shuplakë Chris Rock , pasi komediani bëri shaka me gruan e aktorit, Jada Pinkett Smith.
Amber Heard
Edhe pse doli e humbur nga gjyqi me Johnny Depp dhe pati shumë njerëz që i dolën kundër, Amber ka qenë një nga 10 njerëzit më të kërkuar në motorin e kërkimece.
Vladimir Putin
Presidenti rus Vladimir Putin u rendit si personi i katërt më i kërkuar në Google, duke reflektuar se si lufta në Ukrainë ka dominuar titujt kryesorë. Globalisht, ‘Ukraina’ ishte lajmi i vetëm më i kërkuar dhe termi i tretë më i popullarizuar i kërkimit.
Chris Rock
Pas shuplakës së Will Smith, Chris Rock renditet në vendin e pestë në listën e njerëzve më të kërkuar në Google këtë vit në mbarë botën. Ai gjithashtu zuri vendin e katërt si aktori më i kërkuar. Efektet pozitive të një shuplake...
Novak Gjokoviç
Atletit serb iu ndalua të garonte në Australian Open dhe US Open për shkak të mosvaksinimit, por megjithatë fitoi titullin e tij të shtatë të Wimbledon dhe finalet e ATP. Ai renditet i gjashti, së bashku me të qenit atleti më i kërkuar në Google.
Anna Sorokin (Delvey)
Mashtruesja gjermane me origjinë ruse, Anna Delvey – ose Anna Sorokin – zë vendin e shtatë pasi Netflix i ktheu bëmat e saj në serialin popullor ” Inventing Anna “, i cili u nominua për tre çmime Emmy.
Anna pozoi si një trashëgimtare e pasur dhe u përpoq të mashtronte hotelet, bankat dhe të njohurit në New York City midis viteve 2013 dhe 2017.
Andrew Tate
Interesi për britaniko-amerikanin Andrew Tate u rrit në gusht kur ai u pezullua nga Instagram, Facebook, TikTok dhe YouTube për shkelje të udhëzimeve të komunitetit të secilës platformë. Vetë-përshkruar si “trajneri i suksesit” është kritikuar në Internet për atë që shumë e shohin si këshilla mizogjene dhe maskulinitet toksik.
Rishi Sunak
Pas marrjes së postit si kryeministri i Mbretërinë e Bashkuar, pati një stuhi kërkimesh në Google për Rishi Sunak. Ai u bë kryeministri i parë me ngjyrë i Mbretërisë së Bashkuar.
Simon Leviev
Një tjetër mashtrues është në dhjetëshen e njerëzve më të kërkuar në Google në 2022. Simon Leviev, i njohur më mirë si Mashtruesi i Netflix-it, Tinder, u bë viral në shkurt 2022. Mashtruesi izraelit i dënuar për vjedhje, falsifikim dhe mashtrim. Ai dyshohet se ka marrë rreth 10 milionë dollarë nga viktimat në të gjithë Evropën midis 2017 dhe 2019.