TikTok dhe trendet e tij të çuditshme të bukurisë nuk kanë ndërmend të mbarojnë.
Tani e ka radhën bashkimi i një rimeli me një shkëlqyes buzësh për të krijuar, një buzëkuq/shkëlqyes buzësh në ngjyrë të zezë.
Krijuar nga artistja e grimit Maryna Molchanova, truku përfshin zhytjen e një furçe rimeli në një shkëlqyes buzësh për të marrë kombinimin e përftuar.
Njerëzit në TikTok thonë se “funksionon”, ndërsa të tjerë thonë se ngjyra përfundimtare i përngjan më shumë grisë.
Sido që të jetë, nëse keni një rimel të vjetër dhe një shkëlqyes që nuk para e përdorni – mund të eksperimentoni me të dy për të parë si do dukeshit me një buzëkuq të zi, pa blerë në të vërtetë një buzëkuq të zi.