Të kesh një lidhje në distancë, pa dyshim është sfiduese, ama, në ditën e Shën Valentinit është edhe më e vështirë.
Gjithsesi, edhe nëse je larg partnerit/es fizikisht, mund të “afroheni” përmes këtyre mënyrave:
Një date romantik përmes FaceTime.
Bëji një playlistë me këngët më romantike.
Dërgoji një dhuratë të personalizuar dhe kuptimplotë.
Krijo një libër me kujtime dhe dërgoja/ tregoja përmes kamerës.
Shkruani një letër të ndjerë dashurie dhe lexojani njëri-tjetrit.
Bëj një prezantim në PowerPoint me të gjithë lidhjen tuaj dhe me gjërat fantastike që adhuroni te personi tjetër.
Shikoni një film përmes Discord-it.
Flisni derisa t’ju zërë gjumi.