Duhet ta provoni se s'bën metodën skandinave të gjumit!

Life style

Duhet ta provoni se s'bën metodën skandinave të gjumit!

Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 17:55
Foto ilustrim

Metoda skandinave e gjumit mund të jetë veçanërisht e dobishme për çiftet që kanë dallime në preferencat e temperaturës, ose nëse njëri partner është nga ata që gjatë natës "vjedh" të gjithë jorganin. 

Kjo metodë gjumi duket si një kompromis perfekt edhe për çiftet që ndryshojnë për sa i përket preferencave të tyre të shtratit, por nuk duan të flenë në dhoma gjumi të veçanta.

Metoda është gjithashtu një opsion i shëndoshë edhe për çiftet që flenë e zgjohen në orare të ndryshme.

Nëse keni menduar ndonjëherë të merrni një "divorc gjumi" nga partneri juaj, ndoshta është më mirë të provoni "metodën skandinave të gjumit".

Ideja është fare e thjeshtë: Ju mjafton të fleni si zakonisht, në të njëjtin shtrat, por me jorganë/batanije të veçanta.

Thuhet se ky truk i thjeshtë do ju përmirësojë gjumin dhe si rrjedhojë, edhe marrëdhënien tuaj.

Kjo praktikë është mëse e zakonshme në të gjithë Skandinavinë (e cila përfshin Danimarkën, Norvegjinë dhe Suedinë). Tani, po përhapet dhe në gjithë Europën. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat