Në fazat më të rënda, ky shqetësim shoqërohet dhe me marrje mendsh, të vjella dhe me një sistem tretës jo të qetë.
Dy format e ankthit të mëngjesit
Ankthi i mëngjesit që shfaqet menjëherë pas zgjimit të organizmit, ndërkohë që jemi ende shtrirë. Simptomat e këtij tipi të ankthit lidhen me nje tension në të gjithë trupin si dhe me rrahje të çrregullta e të forta të zemrës. Duke ndikuar në gjendjen psikologjike dhe fizike të personit të prekur gjatë ditës. Forma tjetër e ankthit të mëngjesit është ai që del në pah pas disa minutash që jemi zgjuar.
Një gjendje e cila rritet gradë pas grade derisa arrin të formohet një dhimbje në kraharor. Në të dy rastet e ankthit të mëngjesit, vëmendja dhe përqëndrimi është i ulët. Disa nga reagimet fizike ndaj ankthit të mëngjesit janë: ngërçet të muskujve, kriza të stomakut, dhimbje të qafës dhe të kokës.Një nga karakteristikat kryesore të këtij lloj ankthi është plogështia që kap organizmin në mesditë.
Simptomat e ankthit të mëngjesit
Lodhje e vazhdueshme nga detyrimet e përditshme, pa pasur mundësi për të rikuperuar energjitë.
Një numër i lartë përgjegjshmërish
NJë çrregullim i mënyrës së jetës, apo pamundësia e organizmit të saj
Mos interesim në aktivitetet e zakonshme
Pritshmëri të larta dhe të pakapshme
Nervozizëm dhe irritim
Si të përballoni ankthin e mëngjesit
Gjëja kryesore është pranimi që keni një problem, dhe të ndryshoni sjelljen tuaj ndaj tij. Ekspertët e psikologjisë pohojnë se një ankth i tillë nuk duhet luftuar, pasi mund të përkeqësohet duke shkaktuar kriza paniku. Thelbi është qetësimi dhe reflektimi rreth problemeve që ju vërshojnë në mendje.
Një sjellje e tillë arrin të normalizojë reagimin e organizmit. Duke qenë se truri fillon dhe dërgon sinjale qetësuese, trupi nuk është në gjendje alarmi dhe kështu kriza e ankthit kalon.
Por nëse kriza të tilla janë kronike, konsultoheni me mjekët përkatës.